75 Mall Live Search
21:46 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Babë, që me duart e veta u hodhi nga një grusht dhe djemve të tij, që i vinin nga frontet e luftës”

Të shumtë janë njerëzit që sot përkujtuan Hilmi Haradinaj, babain e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pothuajse nuk mbeti shqiptarë që nuk shkroi të paktën dy fjalë për njeriun që i dha shumë Kosovës.

Është pikërisht këshilltari i kryeministri Ramush Haradinaj, Halil Matoshi i cili i tha lamtumirë Hilmi Haradinajt.

Matoshi ka shkruar se Hilmi Nura e dha frymën e fundit dhe u ngjit në qiellin mbi Kosovë, që të jetojë bashkë me bijtë e tij, Shkelzenin, Luanin e Enverin, shkruan Indeksonline.

Matoshi ka thënë se Hilmi Haradinaj i fali krejt çka i dha zoti, lirisë së kësaj toke.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Kapedan!

Hilmi Nura e dha frymën e fundit dhe u ngjit në qiellin mbi Kosovë, për me u ndrru me bijtë e tij, Shkëlzenin, Luanin e Enverin, n’roje hyjnore Atdheut!
I lumi ai e t’lumtë ata, që përmes flijimit e gjetën udhën e drejtë dhe qëllimin e jetës, tuj i dhanë emër Kosovës Nânë, e tue ia rikthye krenarinë shqiptarisë!
Baci Hilmi ishte burrë tipik p’ej Dukagjinit, që me doken, papërkuljen, dhe heshtjen e tij, ngërthente në vete ushtarin shqiptar të të gjitha epokave!
Po, Hilmi Haradinaj ishte ushtar epik shqiptar!
Ai ia fali krejt çka i dha Zoti, lirisë së kësaj toke!
Babë, që me duert e veta u hodhi nga ‘i grusht dhé tre djemve të tij, që i vinin nga frontet e luftës me buzëqeshje të përtejkohshme…
Si në tragjeditë antike.
Si në sagën shqiptare.

Trá shpie që nuk u ça as s’u përkul edhe pse e goditën rrufe t’pa ndalshme…

Babë i katër gjeneralëve të luftës dhe i tre herojve.
Babë unik, që vjen nga Dardania antike në shekullin 21 dhe vulosë themelet e shtetit sovran të Dardanisë së Re, me madhështinë e tij të heshtur prej Kalaje!

Lavdia e shekujve e praroftë emnin e Tij dhe familjes Haradinaj!

Prehu në paqe të përjetshme Hilmi Nura!