08:55 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Babi i Neymar zbulon të ardhmen e të birit

Neymar është shumë i përfolur gjatë merkatos së këtij viti.

Largimi i Ronaldos në drejtim të Juventusit ka hapur dyshime se braziliani mund të zë vendin e tij te Real Madrid, shkruan indeksonline.

Megjithatë, babai i tij ka thënë se nëse PSG i plotëson kërkesat e tij, atëherë 26 vjeçari nuk ka ndërmend të largohet.

Sipas El Pais , babai i superstarit të Brazilit i ka thënë PSG-së se djali i tij dëshiron të ndihet si lojtari më i rëndësishëm në klub.

Nëse ky kusht plotësohet atëherë Neymar nuk ka ndërmend të pranoj asnjë ofertë tjetër. /IndeksOnline/