Babi ka nevojë për ndihmë, por unë shpresoj që ai të vdesë …
Babi ka abuzuar me mua qysh kur isha fëmijë por u ndal kur i thash se do i tregoja nënës.
Tani ai është i vjetër dhe ka nevojë për kujdes por unë nuk e harroj dot atë që ai më ka bërë.
Më vonë unë i thash hallës time por ajo më ra shuplakë fytyrës. Mora guximin të flas me burrin tim shumë kohë më vonë por ai vetëm qeshte me mua.
Unë jam 58 vjeçare ndërsa babi 82. Nëna nuk jeton me të dhe nuk është asnjeri që të kujdeset për të pos meje.
Problemi im më i madh është që nuk mund të harroj se çka bëri.
Ai është babi im dhe unë do duhej që ta doja dhe t’i ofroja atij ndihmën e nevojshme, por nuk ndjej asnjë nga këto.
Unë shpresoj që ai të vdesë ndonëse nuk ndihem mirë kur e mendoj këtë.
Psikologja: çdo njeri meriton të ketë dashuri. Babi yt u dorëzua së dhënuri ty këtë ndjenjë momentin kur filloi të të abuzonte. Ai ishte i rritur dhe i ka ditur gjërat.
Fillo së foluri për këtë problem me psikolog në vazhdimësi dhe do të të ndihmojnë që ta kesh të qartë atë që duhet të bësh./Indeksonline/