14:55 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Baci” me një lajm nga Armenia, Kosova pranohet në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Kosova është pranuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Lajmin e ka dhënë ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.

“Sukses i madh i diplomacisë tonë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Republika e Kosovës sapo u pranua me statusin e anëtarit të asocuar në organizatën e Frankofonisë, që është organizatë shumë e fuqishme politike dhe e dyta në botë për nga rëndësia, pas OKB.

Faktorizimi i Kosovës në botë po shënon suksese. Falenderim për të gjithë anëtarët e MPJ që u angazhuan palodhshëm për këtë sukses të madh” shkruan Pacolli në Facebook.