17:09 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Baci nga Kosova: Nëse don luftë Maqedonia, do t’ia bëjmë më zi se Serbisë!

Në protestën e sotme në Prishtinë ka folur edhe Shykri Ratkoceri, nga Ferizaji.

Ai ka shprehur mllefin e vet për dënimet drakonike ndaj pjesëtarëbe të Grupit të Kumanovës, duke thënë mes tjerash: “Nëse doni luftë, do t’ua bëjmë më zi se Serbisë!”.

“Kemi ardhur të protestojmë kundër padrejtësive, kundër burgimit të Trimave të Kumanovës. Maqedonia, udhëheqësit e Maqedonisë, ja duke bë gabim të madh. Ata më së pari emrin e duhur si shtet nuk pe kanë dhe po donë me na i dënuar shqiptarët e atdhetarët. O vallahi nëse dojnë luftë, kemi me ua bë ma zi se Serbisë. Ne e kemi Shqipërinë, ne e kemi Amerikën. Rrnoft UCK-ja!”, u shpreh Ratkoceri.