23:19 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Badihava po i lyen krahët, Traore me statistika të tmerrshme këtë sezon!

Adama Traore asesi ta gjejë golin këtë sezon përkundër paraqitjes fantastike që pati sonte në ndeshjen ndaj Newcaslte United, që u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1.

Ylli spanjoll ende s’ka shënuar gol në 25 paraqitje në Premierligë. Përveç golit, Traore ende s’e ka gjetur as asistin e parë, shkruan IndeksOnline.

Traore njihet si futbollisti i vetëm që i lyen krahët me vajë për t’ia bërë të vështirë kundërshtarëve ta ndalin.

25-vjeçari në ‘Transfermarkt’ ka vlerën 36 milionë euro – por nëse vazhdon me këtë formë, çmimi do t’i bije./IndeksOnline/