09:15 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bagerat në aksion, një shëtitore e re në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj nuk i ka ndalur bagerët as sot. Rrënimet e objekteve kanë vazhduar edhe në mëngjesin e të enjtes.

Krejt kjo po bëhet që rreth lumit “Toplluha” të krihet një shëtitore.

“Hapsira publike të tjera do të shtohen edhe më tepër në qytet.

Po rrënohen edhe objekte të tjera të cilat do të krijojnë mundësi, për krijimin e një shetitore 1.5 kilometra rreth Lumit “Toplluha” në Suharekë” shkruan i pari i komunës në njoftim./Indeksonline/