10:11 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Baglladeshi 1.5 milion vetura, më pak i ndotur se Prishtina!

Cilësia e ajrit në Prishtinë po vazhdon të jetë alarmante. Në orët e hershme të mëngjesit niveli po varion 230 ppm (grimcave në milion).

Një prej problematikeve që po konsiderohet të jetë shkaktuar nga ajri ndotur , sipas  Komunës së Prishtinës  dhe Qeveria e Republikës , po del të jenë veturat e shumta, shkruan Indeksonline

Kësisoj, prej nesër (e mërkurë) është marrë vendim që automjetet që vinë nga jashtë qytetit të destionohen në parkingjet që komuna planifikon t’i vendosë në zonat në dalje të Prishtinës, e më pas prej aty të hynë në qytet me autobusë urbanë.

Mirëpo, a janë vërtetë shkaktar numri i madh i veturave. Në kryeqytet gjatë 24 orëve futen rreth 100.00 vetura dhe cilësia e ajrit varion nga 250 deri në 400ppm.

Ndërsa një krahasim tjetër mund ta bëjmë edhe me shtetin e Banglladeshit. Në  kryeqytetin Dhaka gjatë ditës qarkullojnë mbi 1.500.000 makina dhe cilësia e ajrit varion në 100, 170 ppm.

Shikoni më poshtë statistikat: