14:05 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bahtiri dënon sulmin ndaj taksistit shqiptar në veri të qytetit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka shprehur shqetësimin e tij ndaj sulmit fizik i cili u bë në drejtim të një taksisti shqiptarë që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

“Pasi e dënon ashpër sulmin, kryetari Bahtiri thotë se incidentet e fundit, rasti i atakimit të një shtëpie shqiptare në Lagjen e Doktorëve dhe sulmi ndaj taksistit  janë tejet shqetësuese dhe  të pa pranueshme  dhe kanë për qëllim tensionimin e situatës dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërnjerëzore, gjë të cilën qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, nuk e pranojnë”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Indeksonline,

Bahtiri, kërkon nga qytetarët e të dyja komunave të Mitrovicës që të vazhdojnë përkushtimin dhe angazhimin e deritashëm për shtensionimin e plotë të gjendjes dhe për kultivimin e raporteve të mira ndëretnike, si dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë.

Ndërsa, nga organet e hetuesisë ka kërkuar veprim më energjik në zbulimin e shkaktarëve të incidenteve dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar./Indeksonline/

Temat: