14:38 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bahtiri flet në emër të AKR-së: Shkojmë me cilën parti të na konvenojë

Agim Bahtiri ka thënë se ai është nënkryetar i AKR’së dhe si i tillë, konfirmon se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë parti tjetër.

Bahtiri në një konferencë në Mitrovicë, ku po marrin pjesë figura të ndryshme politike, përfshirë edhe kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinajn, ka thënë se AKR do të shkojë në koalicion me ‘ato parti që i konvenon të shkojë’.

“Ju e dini që jam nënkryetar i parë i partisë. Jemi duke negociuar me të gjitha partitë politike, ne nuk kemi vija të kuqe për askënd, por do të shohim se me kë na konvenon me shkue bashkë. Janë dy gjëra që na interesojnë, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja territoriale e Kosovës”, ka thënë Bahtiri.