75 Mall Live Search
11:34 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Agim Bahtiri insiston në bashkimin e dy Mitrovicave

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në mbledhjen e Kuvendit Komunal ka kërkuar mbështetjen për inicimin e procedurës për qeverisjen lokale që të shtrihet në tërë territorin e kësaj komune. Kjo për tu bashkuar dy komunat, pas dorëheqjes së kryetarit të pjesës veriore, Goran Rakiq.

Bahtiri ka thënë se Rakiq nuk ka dashur asnjëherë të bashkëpunoj, pavarësisht kërkesave të tij dhe bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

Bahtiri në këtë fjalim ka treguar se nga veriu janë shpërngulur 15 mijë shqiptarë me dhunë.

Sipas tij, ende vazhdon kjo shpërngulje. Ai ka kërkuar ndryshimin e nenit 3, 5, 7 dhe 8, në mënyrë që të bashkohet siç thotë ai Mitrovica.

Më poshtë disa pjesë nga fjalimi i tij:

Kam pas sa herë kërkesë për ta edhe për ndërkombëtarët që shqiptarët në pjesën e veriut të trajtohen si qytetarë të atij vendi dhe qytetarët duhet të punojnë në të mirë të gjithë vendit.

Rakiq, çdo herë ka qenë ai i cili nuk i ka përfillur kërkesat e mija e të qytetarëve të Mitrovicës në pjesën ku janë shqiptarët me shumicë.

Ju e dini që nga veriu janë shpërngulur 15 mijë banorë shqiptarë me dhunë, disa të vrarë, disa janë larguar duke i lënë pronat, shtëpitë e tyre dhe a ka më vështirë se të jesh refugjat në komunën tuaj.

Kjo ka ndodh, dhe është duke ndodh.

Po shpërngulën jo me dëshirë, por prej dhunës.

Jam në një situatë tjetër, nuk ka ma vështirë që sheh banesën, shtëpinë ku je rritë, e të mos mujt me shku atje, në vendin tënd.

Këtë Rakiq ka dëshiruar që Mitrovica e veriut të jete e pastër dhe të këtë vetëm serb, por këtë nuk ja lejon ligji.

Unë e di se serbët shumë janë shku nga jugu në veri, po gjithë kam kërkuar që secili që dëshiron që të kthehet në jug, 24 orë do të më këtë në dispozicion.

Të gjithë që kanë jetuar në pjesën jugore, të vinë, do të jenë të barabartë e privilegjuar se në shpirtin tim ka qenë mirëkuptimi, mirësia, përgjegjësia.

Pse me ka shty që të vijë deri të ky vendim?. Ju e dini që pjesa që e lidh pjesën veriore dhe jugore është ura e Ibrit.

Me gjithë përpjekjet e Brukselit e Prishtinës, kjo nuk po zbatohet. Ende nuk është funksionalizuar ura për qarkullim.

Kemi bë memorandum, biseda, përplasje, dhe në fund kemi ardh që të jetë plani i Ahtisarit, si zgjidhje e kësaj.

Këtë zotri Rakiq nuk e ka nënshkruar, jo që e ka dëmtuar pjesën veriore, por e ka dëmtuar edhe pjesën jugore.

Me vendimin që u mor në mënyrë kolektive, duke dhanë dorëheqje nga kryetari dhe duke shuar këtë strukturë duke bojkotuar sistemin lokal në pjesën veriut.

Qytetarët mu kanë drejtuar të inicioj, që të kërkoj nga Qeveria të inicioj për ndryshimin e nenit.

Dhe kjo me ka bërë të qartë që duhet të marrë diçka në këtë drejtim, dhe ju kom drejtuar juve.

Unë garantoj se asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë i uritur dhe pa shërbime shëndetësorë

Ju garantojë unë katër komunave që janë në veri

Por, kërkesa ime drejtuar juve është propozim që nëni 5. Që të behët bashkimi i Mitrovicës, për të arritur këtë qëllim  neni 3 paragrafi 3, neni 5, neni 7 dhe neni 8, të hekën në tërësi.

Me ndryshimin e nenit, të ligjit, do të funksionalizohet qeverisja lokale në tërë territorin e Mitrovicës./Indeksonline/