21:02 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Bahtiri: Nuk kemi pranuar shkarkimin e ministrit Sefaj, raportimet ishin shpifje!

Të enjten e kësaj jave, Policia e Kosovës arrestoj gjashtë shtetas turq të cilët më pas u deportuan për në Turqi.

Pas kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj si dhe lirimin e detyrës së Drejtorit të Agjencionit të Inteligjencës në Kosovë, Driton Gashi.

E gjatë ditë ss sotme media të ndryshme kanë raportuar se AKR tashmë ka pranuar shkarkimin nga pozita të Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, gjë që del të jetë e pavërtetë.

I pari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri ka deklaruar se kjo çështje nuk është e vërtetë dhe se raportimi i sotëm është shpifje.

Madje Bahtiri ka thënë se AKR gjatë ditëve në vazhdim do të marr vendimin përfundimtar për çështjen e Sefajt.

Ky është postimi i plotë:

Nuk është e vërtetë se AKR ka pranuar shkarkimin e ministrit Flamur Sefaj. Raportimi i sotëm në tërësi ishte vetëm një shpifje e Gazetës Express.

AKR ditëve në vazhdim do të marrë qendrim përfundimtar për çështjen e ministrit Flamur Sefaj.

 

AB