16:38 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Bahtiri takohet me Bashën, flasin për taksën në Rrugën e Kombit (Foto)

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është takuar sot me të parin e PD-së, Lulzim Basha.

Me këtë rast Bahtiir ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Madje Bahtiri ka thënë se janë dakorduar që nuk duhet të ketë barriera në mes dy vendeve, aq më pak me taksë rrugore, e cila sipas tij dëmton shumë lëvizjen në mes dy vendeve, transmeton Indesonline.

Ky është postimi i plotë:

Me kryetarin e PD-së, z.Lulzim Basha bashkëbiseduam për rritjen e bashkëpunimit me Kosovës dhe Shqipërisë, pasi që më shumë se kurrë kemi nevojë për përafrim.

Ishte dakordim i përbashkët që nuk duhet të ketë barriera mes të vendeve, aq më pak taksë rrugore, e cila e dëmton jashtëzakonisht shumë lëvizjen Kosovë – Shqipëri.

Përderisa Kosova dhe Shqipëria po aspirojnë integrimin në BE, ku do t’iu bashkohemi shteteve më të zhvilluara, është e pakuptueshme dhe e patolerueshme vënia e pagesave për lëvizjen e lirë të mes popullit shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo taksë rrugore nuk i bën nder Shqipërisë, sidomos kur kemi parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të Kosovës dhe qytetarëve të veriut të Shqipërisë.

AB