11:47 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bahtiri: Unë i garantojë serbët në veri se nuk do të jenë të uritur e pa barna

Që nga zbatimi i taksës prej 100% të produkteve serbe, qytetarët serb në pjesën veriore të Mitrovicës po ankohen se nuk kanë ushqim e barna.

Po ashtu, edhe zyrtarët politik serb, po bëjnë thirrje se gjendja në këtë pjesë është alarmante, për shkak të taksës, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri garanton se asnjë serb i komunave që janë në veri, nuk do të mbesin keq për bukë e barna.

“Sa i përket atyre se nuk kanë ushqim e barna, unë i garantojë se asnjë qytetar i Kosovës nuk do të jetë i uritur dhe pa shërbime shëndetësore. Ju garantojë unë katër komunave që janë në veri”, ka thënë Bahtiri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës./Indeksonline/