14:35 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bahtiri: Veliu ka bagazh politik prej 20-vjetësh, Konjufca ndër figurat më të rëndësishme të partisë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është prezent në seancën plenare për votimin e Qeverisë.

Por Bahtiri ka gjetur kohë që të deklarohej para gazetarëve.

“Akuzat dhe kritikat që i bën opozita janë të drejta sepse pa opozitë nuk ka Qeveri. Qytetarët e dinë se kush janë ata dhe kush jemi ne dhe që do të qeverisim vendin me një marrëveshje të harmonizuar”, deklaroi Bahtiri.

Bahtiri është pyetur edhe për raportin jo të mirë mes Kurtit-Veliut, ku deklaroi se Agim Veliu ka një bagazh politik prej 20-vjetësh dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Midis tjerash Bahtiri shkoi se figura e Glauk Konjufcës nuk është dëmtuar pas largimit si kryeparlamentar dhe se është njëri ndër figurat më të rëndësishme të partisë.