19:24 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Bahtiri: Vendimi për ta vendosur Mitrovicën në Zonën e Kuqe i padrejtë, kërkoj nga Zemaj ta rishqyrtoj këtë vendim

Kreytari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri e ka quajtur të padrejtë vendosjen e komunës së tij në Zonën e Kuqe.

Ai u shprehë se ky vendim është i padrejt dhe se kërkon nga ministri, Armend Zemaj të verifikoj statistikat dhe të rishyqrtoj këtë vendim, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që Mitrovica të futet në Zonën e Kuqe për masat anti-COVID-19 është i padrejt, pasi që në bazë të numrit të popullsisë dhe praktikave të zbatuara deri më tash, komuna jonë duhet ta kaloj numrin prej 120 rasteve me COVID-19 për t’u futur më këtë zonë. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga IKShP-ja në Mitrovicë për shtatë ditë kanë rezultuar 106 raste pozitiv me COVID-19.

Shpresoj që ky vendim i padrejt është marrë pa ndonjë qëllim dhe kërkoj nga ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z.Armend Zemaj që t’i verifikoj statistikat dhe ta rishqyrtoj këtë vendim.