14:07 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Bahtiri zbulon se çka po kërkon LDK-ja

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri që vjen nga radhët e LVV-së ka zbuluar se çka po kërkon LDK-jë në negociata.

Sipas postimi që ka bërë Bahtiri, LDK-ja dhe veçanërisht Lutfi Haziri po kërkojnë që kryeparlamentari t’i kthehet LDK-së, transmeton Indeksonline.

Bahtiri i ka dërguar një mesazh kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Postimi i plotë:

Marrëveshja e koalicionit duhet të përfundohet sa më shpejt, por LDK-ja dhe veçanësisht Lutfi Haziri duhet ta kuptojnë se kthim para 26 dhjetorit nuk ka. Nga 75 deputetë që kanë votuar ‘pro’, 27 deputetë të LDK-së e kanë votuar me vullnetin e lirë kryeparlamentarin, andaj kjo pikë tashmë është e përfunduar, sepse nuk mund të bëhen lojëra me veprime të tilla.

Kreu i LDK-së duhet t’i lë anash interesat e ngushta partiake apo grupore dhe të vendos para vetes interesin e qytetarëve, duke nënshkruar marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Nuk kemi kohë për të humbur për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të shprehur me votën e lirë në zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj LDK nuk bën të bëjë bllokadë institucionale, sepse populli ynë mjaftë ka vuajtur dhe e presin vendime jo të lehta në të ardhmen e afërt. Pavarësisht zvarritjeve Qeveria do të voto