17:26 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bajerni fiton me vështirësi, rrëmben kreun

Bayern Munich ka arritur fitore të vështirë si nikoqir i Union Berlinit të cilën e mposhti me rezultat 2:1.

Fillimisht, Pavard realizoi pas 12 minutash lojë, ndërsa ishte Robert Lewandowski që shënoi golin e sigurisë për kampionët gjerman në minutën e 53-të, shkruan Indeksonline.

pas 5 minutash, Union Berlini mundi ta zbuste epërsinë me anë të Andersson por ky i fundit dështoi të realizonte nga pika e bardhë.

Atë që nuk e arriti Andersson, Polter e bëri në minutën e 86-të, por ishte shumë vonë për të synuar pikë në “Allianz Arena”.

Me këtë fitoere, Bajerni merr primatin në Bundesligë me 18 pikë nga 9 ndeshje./Indeksonline/