Bajqinovci e Maqedonci vizitojnë kompaninë Interex
Kandidati i VV-së për deputet Mefail Bajqinovci së bashku me Ministrin e Mbrotjes Ejup Maqedonci kanë vizituar gjatë ditës së sotme kompaninë Interex.
Sipas Bajqinovcit kjo kompani punëson mbi 3 mijë punëtorë. Sipas kandidatit për deputet bizneset e tilla tilla janë shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi të dëgjojmë për zhvillimin e kompanisë, investimet e vazhdueshme dhe kontributin e saj në punësim, me mbi 3 mijë punëtorë në nivel grupi. Biznese të tilla janë shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë dhe dëshmi se sektori privat vazhdon të krijojë vende pune dhe mundësi të reja për qytetarët.
Urime për sukseset dhe ju dëshirojmë rritje edhe më të madhe në të ardhmen!

