20:35 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci: Gjithmonë, kapësit e shpërdoruesit masiv, do të kenë nevojë për një Qeveri KOTI

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail  Bajqinovci  ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të gjykatës për Adem Grabovcin dhe të tjerët.

Sipas Bajqinovcit, shteti i kapur i Kosovës, me drejtësinë e tij të rrëmbyes e ka me rëndësi që t’i ruaj të pandëshkueshëm me burgim efektiv kapot e shpërdorimit të pasurisë që do të duhej t’i takonte publikut.

Deputeti tha se, gjithmonë, kapësit e shpërdoruesit masiv, do të kenë nevojë për një “Qeveri Koti”.

Postimi i plotë:

Shteti i kapur i Kosovës, me drejtësinë e tij të rrëmbyer tashmë, e ka shumë me rëndësi qe t’i ruaj të pa ndëshkueshëm me burgim efektiv kapot e shpêrdorimit masiv të pasurisë që do tē duhej t’i takonte publikut.

As Adem Grabovci e as plotë të tjerë si ai, bashkë me dy shefat e tyre, nuk e ndjejne më nevojen për të përfituar pafajësi në këto proceset gjyqësore farse që bëhen ndaj tyre per korrupsion.

Nuk e ndjejne më domosdone e ruajtjes së dinjitetit, kredibilitetit e reputacionit të tyre përmes pêrfitimit të pafajësisë sepse e dinë që populli e di se janë hajna.

Ata ndjejnë nevojën që të mos vijë puna kurrsesi qē të ketë në Kosovë një Qeveri që nuk i ndërhyn gjyqësorit nê pavaresinë e tij sepse e dinë se po të ketë një të tillë, pra po të lihet gjyqësori të kryejë punën e tij, këta mund shkojnë në burg.

Gjithmonë, kapësit e shpërdoruesit masiv, do të kenë nevojë për njê Qeveri KOTI.
Normalisht, për këta, kur edhe kryeministri është asistent, edhe ma mirë për ata.

Kêshtu e pash sot dënimin qesharak të disa të akuzuarve të rastit pronto.

Në Kosovë kush vjedh dru i han 5 vjet burg, ndërsa vjedhja e milionave ndëshkohet me gjobë ose me kusht.

Dênime të tilla inkurajojne korrupsionin!