16:27 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci i reagon Hotit: Sot fajësove inspektorët, para dy jave policët e para një muaji qytetarët

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar kryeministrit Hoti, duke thënë që Kosova është zyrtarisht e para në botë më vdekje nga Covid-19, në 1 milion banorë.

Abdullah Hoti sot i paska fajësuar inspektorët, para dy jave ishin policët ndërsa para një muaji ishin qytetarët”, ka shkruar ai, raporton Indeksonline.

Më tutje thotë që e rëndësishme është që fajtor nuk është Dulla, pa marrë parasysh se Kosova edhe zyrtarisht është e para në botë me vdekje nga Covid-19 në 1 milion banorë.

Hoti gjatë ditës së sotme ka thënë që nuk do të tolerohen inspektorët që janë selektiv ndaj atyre që nuk respektojnë masat.

Me shqetesim pranova informaten se ne raste te caktuara, inspektoret jane selektiv ndaj atyre qe nuk respektojne masat. Kjo nuk do te tolerohet. Neser do te kem raport me shkrim nga institucionet perkatese”, ka thënë kryeministri./Indeksonline/