00:32 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci iu del në mbrojtje zjarrfikësve, të lënë anash pa buxhet

Deputeti nga VV-ja, Mefail Bajqinovci iu ka dalë në mbrojtje 800 zjarrfikësve, të cilët sipas tij janë lënë anash.

Ai thotë që ata janë pa vijë të planifikuar të buxhetit, shkruan Indeksonline.

“Kur po flasim për rishikimin e buxhetit, prapë janë lënë anash kjo kategori. Ata janë zjarrfikësit e Kosovës”.

“Edhe në këtë projektbuxhet nuk është paraparë asgjë nga ata që kanë kërkuar dhe i mëritojnë ti kenë”.

“Ata që nga viti 2012 janë pa vijë të planifikuar të buxhetit”.

“Edhe tani po vërehet që nuk ka cdogjë të planifikuar, edhe pse është kërkuar nga sindikata e tyre dhe nga zjarrfikësit komplet, por nuk është marrë parasysh”, tha Bajqinovci në fjalën e tij në seancën e Kuvendit./Indeksonline/