19:00 / E Enjte, 04 Qershor 2020

Bajqinovci nënshkruan peticionin për zgjedhje, i uron shërim të shpejtë Veron Hasanit i cili u sulmua nga truprojat e Thaçit

Deputeti nga VV-ja, Mefail Bajqinovci ka nënshkruar peticionin me kërkesën e vetme për zgjedhje.

Kështu njoftoi vetë ai përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Bajqinovci thotë se zgjedhjet njëri prej instrumenteve më të rëndësishme të demokracisë, si rruga e vetme për pjesmarrje të qytetarëve në proceset politike.

Ai i uroi shërim të shpejtë edhe aktivistit të tyre, Veron Hasanit, i cili u sulmua nga truprojat e presidentit Thaçi.

“Ndërsa Veron Hasanit i urojmë shërim të shpejt nga sjellja huligane e truprojave të presidentit”, u shpreh deputeti.

Mos i humb