14:39 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bajram Gecaj kërkon votat e Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj?

Ish-zëvendës ministri i LDK-së Bajram Gecaj dhe ish këshilltari i kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, në mesditën e sotme është parë duke biseduar me deputetin e Listës Sërbska Sllavko Simiç. Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline  Bajram Gecaj është parë duke biseduar me deputetin Simiç para qeverisë së Kosovës . Sllavko Simiç ka qenë i shoqëruar me  deputetët e Listës Serbe përderisa është ndalur nga Bajram Gecaj dhe është shoqëruar për një kohë.


Lidhja Demokratike e Kosovës ka iniciuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Ramush Haradinaj ku deri më tani pretendon të ketë  siguruar 58 vota të partive opozitare shqiptare në parlamentin e Kosovës.
Se a do t’i bashkohet këtij mocioni për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj  edhe Lista Serbe mbetet të shihet në të ardhmen ku me sa duket temë diskutimi ka qenë edh ky takim i shkurtë në mes “sekserit” të LDK-së Bajram Gecaj dhe deputetit të Listës Serbe Sllavko Simiç. \ Indeksonline