Bajrami e Haliti ‘përlasen’ në seancë
Nënkryetari i kuvendit dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kanë pasur përplasje verbale gjatë seancës së sotme, meqë Haliti i ka kërkuar llogari Bajramit për cilësinë dhe kontrollimin e naftës sa ishte ministrie, duke i bërë thirrje që t’i publikojë pazaret që ka bërë.
Haliti ndër të tjera e pyeti Bajrami se pse nuk është kontrolluar nafta, ndërkohë që Bajrami në kundërpërgjigjen e saj i bëri apel nënkryetarit që të mos akuzojë.
“Pse s’e keni kontrolluar qarkullimin e naftës”?, pyeti Haliti.
Ndërkohë që Bajrami u përgjigj “Mos akuzoni, unë e kam kaluar cilësinë e naftës nga donatorët tek dogana”, tha ajo.
Më tej, Haliti gjatë polemikës i tha ish-ministres se po qe se ka bërë pazare atëherë le t’i publikojë.
“Me ata që ke ndarë pazaret, qiti. Pse ju nuk e ndalët kontrabandën e naftës dhe cilësinë e keqe. Jeni ju fajtorë për këtë”, theksoi ai.
Me këtë rast, Bajrami tha se një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë sa ishte ministre.
“Absout nuk kam bërë pazare, jam e pastër. Në Kosovë dihet kush bën progagandë”, theksoi ajo./zeri