Bajrami: Investimet kapitale të njëjta me ato të vitit 2017
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se qeveria aktuale s’ka rezultate.
Ajo ka prezantuar shifrat e investimeve kapitale të kësaj qeverie, duke thënë se janë të njëjta me ato të vitit 2017.
“Në vitin 2023 investimet kapitale janë të barabarta me ato të vitit 2017. P.sh. në vitin 2016, investimet kapitale kanë qenë 339 milionë, deri 349 milionë 2017 nga 1.8 miliard buxhet total. Kurse, me këtë Qeveri në vitin 2023 me buxhet 2.9 miliard, investimet kapitale janë 349 milionë”, tha deputetja Bajrami, në T7.
Kjo Qeveri sipas saj, po funksionon me subvencione dhe nuk ka ide të qeverisjes.