23:18 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bajrami: Ndarja e tarikateve, dështim i BIK-ut

Studiuesi i fesë islame, Mustafa Bajrami, ka theksuar se ndarja e tarikateve nga trungu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), është një dështim i institucionit të fundit.

Në “Debat D Plus” të RTV Dukagjinit ai ka thënë se është e çuditshme kërkesa e pjesëtarëve të tarikateve që të ndahen nga BIK-u, duke shtuar se kjo ndarje është dështim i të dyja palëve.

“Pa marrë parasysh për cilën strukturë fetare ose ideologjike është fjala, është mirë që Kosova mendon të gjithëve t’ua jep të drejtën e lirisë së besimit dhe të shprehjes”, ka shtuar Bajrami.