18:18 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Bajrami: Përmes Kushtetutës u materializua Pavarësia

Arsim Bajrami, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, ka deklaruar, tash 10 vjet pas hartimit të Kushtetutës, se përmes shkrimit së aktit më të lartë juridik u materializua pavarësia e Kosovës.

Ai ka folur për atë se si është shkruar Kushtetuta dhe çfarë është tentuar të përfshihet në të.

“Ka qenë një proces historik. Ka qenë fat të jesh pjesë e hartuesve të kësaj Kushtetute”, pohoi Bajrami.

“Procesi ka qenë tërësisht i kontrolluar nga bashkësia ndërkombëtare dhe në ndërlidhje me Planin e Martti Ahtisaarit. Ne në një anë realizonim mision tonë historik, dhe në anën tjetër të merrnim parasysh planin e Ahtisaarit. Por, përmes kushtetuese materializohet pavarësia e vendit”, pohoi Bajrami, njofton Klan Kosova.