10:33 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / k.v

Bajrami pret që drejtësia të vendoset, Limaj të shpallët i pafajshëm

Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, beson fuqishëm që drejtësia do të shkojë në vend dhe Fatmir Limaj do të shpallët i pafajshëm nga ana e Gjykatës Themelore në rastin në MTPT.

Ajo në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka shkruar se gjykata përfundimisht do t’i japë fund përndjekjes politike ndaj zv/kryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Bajrami në këtë shkrim ka cituar një thënie të Limajt, i cili kishte deklaruar se ai, vëllezërit dhe familja e tij, kurrë asgjë nuk i kanë marrë vendit, por vetëm i kanë dhënë.

Postimi i plotë i ish deputetes Bajrami:

Sot përfundimisht gjykata do t’i japë fund përndjekjes politike ndaj kryetarit të Nismës dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj. Siç ka deklaruar në vazhdimësi kryetari Limaj asnjë cent nuk është keqpërdorur nga ana e tij për sa kohë ka qenë ministër i Transportit. Se misioni i EULEX-it e ka përndjekur politikisht z. Limaj e ka thënë edhe vet ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it… . Ai në një intervistë për mediet franceze ka thënë se EULEX-ka pas për qëllim shkatërrimin e Fatmir Limajt. Po ashtu, një tjetër prokurore në këtë rast ka deklaruar se e donte Limajn me ose pa prova në burg. E, kulmi i gjithë këtij procesi ishte konstatimi i gjykatës se SMS-të, të cilat Prokuroria pretendonte se ishin prova janë të fabrikuar. Prandaj, sot besoj fuqishëm që drejtësia do të shkojë në vend dhe Kryeatri Limaj të shpallet i pafajshëm ashtu siç ke deklaruar nga dita e parë se po citoj fjalët e Kryetarit Limaj “ unë, vëllezërit e mi dhe gjithë familja ime kurrë nuk i kemi marr asgjë atdheut dhe shtetit tonë por vetëm i kemi dhënë”. #fatmirlimaj