21:18 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / Blerim

Bajrami tregon në detaje si Labinot Gruda arriti t’i vjedhë 2.1 milionë euro: Krijoi llogari e theu passworda..

Një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, është vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Ndërsa për këtë tashmë dihen edhe emrat. Kjo vepër u krye pikërisht nga një zyrtar i Thesarit, Labinot Gruda, i cili punonte në këtë institucion prej 11 vitesh, por që tani është në duart e Policisë së Kosovës.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në emisionin Pressing, ka treguar detaje se si i dyshuari kryesor, ka arritur t’i transferoi paratë tek një eperator ekonomik, me pronar Kadri Shala, i cili u vetëdorëzua sot në Polici, transmeton Indeksonline.

“Janë vendos siguresa shtesë, hera e parë që ka ndodhë, në fakt që është identifiku si e tillë. Nuk mundemi me garantu nëse ka ndodhë dhe më parë, por ajo që më garantohet mu, është se diçka e tillë s’ka pas mundësi të ndodhë me herët.

Tani, zyrtari i dyshuar, tashmë i arrestuar që është, ky sipas përshkrimit të detyrave ka qenë menaxher i tavolinave. Autorizimet që ka pas i ka përdor, ka kriju llogari të rrejshme dhe ka vepru sikur të ishte zyrtar i MI-së, duke dhënë urdhër-blerjen, shpenzimet.. i ka kry disa hapa, që duhej t’i kryenin zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukrës.

Ne kemi marrë një e-mail nga MI ku thuhet se këta dy zyrtarë (user-a të rrejshëm) se si janë kry nga ana e tyre. Tash atje në MI e ka pa që janë disa transaksione dhe s’i kanë njoftë emra dhe s’i kanë njoftë as përfituesit.

Ata e kanë njoftu Thesarin rreth këtyre transaksioneve dhe kanë thënë se këto llogari s’janë emra tonët dhe se një person në ministrinë e tyre që figuron s’është më.

Labinot Gruda ka kriju llogari të rrejshme, si zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës”, ka thënë Bajrami.

Ministrja tutje ka treguar, se Gruda më pas ka thyer passoërdin e zyrtarit të MI-së, i cili ka afro një viti që s’punon më në këtë ministri.

“E then passëin e një zyrtari të Infrastrukës, e certifikuesit të parave, po për çudi, ai më nuk punon në këtë ministri qe 9 muaj.

MI kur një zyrtar lagohet nga puna detyrohet me njoftu thesarin m’ja mbyll qasjen,. Ne s’kemi kërkesë që kjo ka ndodhë.

Qasja e tij ka qenë aktive, ai s’e ka përdor të njëjtën, por kjo i ka ndihmu të dyshuarit që kur ta thyej passëordin mos të merr askush alert. Ai ka krijuar usera që 11 vite për të gjithë zyrtarët e organizatave buxhetore.

Çka ndodhë? Ky e then passëordin e zyrtarit të MI-së, atij është dasht mi shku një e-mail që dikush ta thej passin, sipas gjasave e-maili s’i ka mbërri kurrë, ai tani punon si drejtor në Komunën e Mitrovicës”, sqaron Bajrami, e cila thotë se të gjitha këto tregojnë se ka pasur një planifikim për këtë sulm.

“I dyshuari edhe ka mujt me përcjellë që zyrtari i MI-së, s’është aktiv, duke e shfrytëzu rastin. Madje Gruda mjetet të gjitha i ka gjetur që janë zotime, që nga mirëmbajtja e rrugëve etj. Ai s’kish pas mundësi me aloku buxhetin, por saktësisht i ka marrë shumat e buxhetit”./Indeksonline