16:18 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Bakambu, afrikani më i shtrenjtë në histori (Foto)

Cedric Bakambu edhe zyrtarisht është larguar nga Villarreali.

Sulmuesi i njohur është transferuar te skuadra kineze, Beijing Guoan, me shumën rekorde deri në 65 milionë funta, transmeton IndeksOnline.

Ai është futur në histori, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë afrikan.

I dyti pas tij është Aubameyang, i cili gjatë mini-afatit të janarit u transferua në Arsenal me shifrën 56 milionë funta.

26-vjeçari me klubin spanjoll ka zhvilluar afro 84 paraqitje dhe ka shënuar 41 gola./IndeksOnline/