09:48 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Usain Bolt në “Old Trafford”, luan me këtë skuadër (Video)

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt gjithmonë ka shprehur dëshirë të luaj futboll profesional.

Siç duket xhamajkanit i ka ardhur koha. Ai është ftuar të luaj një miqësore me legjendat më 10 qershor, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar vet atleti/futbollisti përmes rrjeteve sociale.

“I lumtur për t’ju njoftuar se unë do të luaj në “SoccerAid” për “UnicefUk” në Old Trafford të dielën me 10 qershor. Sigurohuni të jeni gati Robbie Williams”, ka shkruar Bolt.

U raportua se Bolt kishte nënshkruar një kontratë profesionale me ekipin afrikan, Mamelodi Sundoëns – megjithatë lajmi se Bolt do të luaj futboll ka qenë vetëm për këtë ndeshje bamirëse./IndeksOnline/