11:19 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Bakayoko: “Dua ta dëgjoj himnin e Ligës së Kampionëve në San Siro”

Mesfushori i Milanit, Tiémoué Bakayoko ka folur për France Football rreth rikthimit të Milanit në Ligën e Kampionëve.

Rosonerët aktualisht janë në vendin e 3-të në Serie A me 48 pikë dhe janë në rrugë të mirë që të sigurojnë biletën për garën më prestigjoze futbollistike në Evropë.

“Do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar skuadrën të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Dua ta dëgjoj himnin e kësaj gare në San Siro” Për herë të fundit Milani ka qenë pjesë e Ligës së Kampionëve në vitin 2014. /Indeksonline/