23:16 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / A. A

Bakayoko pranë rikthimit te Milani

Milan është afër transferimit të Tiemoué Bakayoko nga Chelsea.

Mesfushori francez dëshiron rikthimin në ‘San Siro’ por mbetet që dy klubet të gjejnë pajtimin për shumën e transferimit.

Bakayoko ishte huazuar te Milani në vitin 2019, ndërsa vjet luajti te Napoli.

Fabrizio Romano njofton se ‘rossonerët’ poashtu duan huazimin e Pietro Pellegrit nga Monaco.

/Indeksonline/