20:46 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Bale dhe Benzema udhëheqin Realin drejt fitores

Pa shumë prej titullarëve, të lënë pushim nga Zidane për t’i ruajtur për çerekfinalen e Championsit ndaj Juventusit, Reali arriti të fitojë me lehtësi në transfertën ndaj Las Palmasit.

Madrilenët triumfuan me rezultatin 0-3, falë dopietës së Gareth Bale dhe golit të sulmuesit Karim Benzema, të cilët patën detyrë të udhëheqin ekipin sot.

Në kampionat, Reali ka humbur shpresat për titull, por në të njëjtën kohë ka siguruar një vend në zonën Champions, teksa synimi i vetëm është që të mbyllë sa më mirë sezonin, pse jo të renditet pas Barcelonës. /IndeksOnline/