21:52 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Bale dhuron gjysmë milioni për spitalin ku ka lindur

Gareth Bale i është bashkuar nismës për të ndihmuar spitalet në luftën kundër koronavirusit.

Ylli i Real Madridit ka dhuruar 500.000 funta për spitalin e Universitetit të Uellsit për të ndihmuar në luftimin me koronavirus.

Ky spital është i njëjti ku futbollisti ka lindur 30 vite më parë.

E ardhmja e Bale është ende në dyshim. Ai mund të rikthehet në Premierligë për të vazhduar karrierën. /IndeksOnline/