17:23 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bale ka bllokuar transferimin e Neymarit duke kërcnuar se do ta padisë Realin

Transferimi i Neymarit  është i ndërlikuar për Real Madridin për shkak të pozitës jo të favorshme prej lojtarëve që Los Blancos duan të përdorin për ta transferuar brazilianin.

 Së pari, Modric e refuzoi atë dhe tani është Gareth Bale që po rebelohet kundër Florentino Perez, transmeton Indeksonline.

Sipas Sport, në njërën nga ofertat që Madridi i bëri PSG për të provuar të transferoj yllin brazilian, ofruan 100 milionë euro plus dy lojtarë, Bale dhe James.

 Këta dy lojtarë nuk hyjnë në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm dhe Reali po kërkon një rrugëdalje për të dy.

Ndërsa James mirëpret opsionin e PSG, Bale ka refuzuar ashpër të largohet nga kryeqyteti Spanjoll.  As te PSG dhe asnjë ekip tjetër. Uellsiani nuk dëshiron të largohet nga Bernabeu dhe madje ka kërcënuar se do të padisë klubin për trajtimin që ai e konsideron të papërshtatshëm.

Pa shitjen e tij, ardhja e Neymarit  duket e pamundur, duke marrë parasysh faktin se Bale fiton 20 milionë euro në sezon./Indeksonline/.