21:10 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Bale merr vendimin për të ardhmen, ja ku do të luajë sezonin e ardhshëm!

Gareth Bale dëshiron t’i shkojë deri në fund kontratës me Realin e Madridit.

Edhe pse ka shumë pak hapsira në formacionin e Los Blancos, sulmuesi uellsian nuk kërkon të largohet nga Reali.

Daily Mirror raporton se 31-vjeçari i ka komunikuar vendimin e tij Ryan Giggs, trajnerit të Uellsit. Edhe pse e ka të qartë që do të luajë shumë pak, Bale është i vendosur t’i shkojë deri në fund kontratës që ka me kampionët e Spanjës.

Britaniku ka zbritur 20 herë në fushë këtë sezon me Realin dhe ka shënuar vetëm tre gola, shifër tepër e ulët për një lojtar të tillë.

Verën e ardhshme zhvillohet Europiani dhe lojtari ka nevojë për minuta, por sërish këmbëngul të qëndrojë në Madrid, aty ku përfiton një rrogë faraonike.

Gareth Bale është pjesë e Realit të Madridit që nga viti 2013 teksa në 251 paraqitje në total ka arritur të realizojë 105 gola.