13:13 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / C E

Bale po hakmerret keq ndaj Realit, do ta dëmtoj 66.5 milionë euro

Gareth Bale do të hakmerret shumë keq ndaj Real Madridit në dy vitet ardhshme të kontratës së mbetur.

Uellsiani do të qëndroj në “Santiago Bernabeu” në dy edicionet e ardhshme për të marrë të gjithë pagën që i takon.

Këtë, futbollisti këmbëshpejtë po e bën si hakmarrje ndaj klubin që nuk e la të largohet drejtë Kinës, shkruan Indeksonline.

Gareth do t’i përfundojë dy vitet e ardhshme (të kontratës së tij), nëse nuk arrin ndonjë transferim që dëshiron, do ta respektojë kontratën. Ai nuk ia ka falur Realit që nuk e ka lejuar të transferohet në Kinë”.

Ka karakter shumë të vendosur dhe nuk heq dorë nga të drejtat e tij. Edhe nëse kjo do të thotë se do të qëndrojë te Reali për dy vitet e ardhshme dhe nuk do të luajë asnjë ndeshje, atëherë pikërisht këtë do ta bëjë”, citon The Sun fjalët e një miku të uellsianit.

31-vjeçari ishte pranë një mega-transferimi te Jiangsu Suning, ku do të përfitonte më shumë se një milion euro në javë, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit nga Reali.

Paga vjetre e Gareth Bale mund të arrijë një total prej 33.25 milionë eurosh duke i përfshirë shtesat dhe bonuset. /IndeksOnline/