18:41 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Bale po përgatitet për tu kthyer në Premierligë, Newcastle ka gati ofertën

Gareth Bale duhet se ka vendosur të largohet nga Real Madridi dhe nga tani do  të dëgjojë ofertat.

Por deri më tani nuk ka qenë asnjë ekip në gjendje të ofrojë një çmim që e kërkon Real Madridi; dhe të plotësojë kërkesat e pagës monstruoze të Bale.

Në fakt, ishte një nga klubet kineze, por humbi interesin gjatë verës së kaluar.

Tani AS shkruan se destinacioni i ri dhe më i mundshëm është Newcastle United.

Gjigantët anglez prite të blihen nga investitorët arabë, dhe mund të jenë në gjendje të shpenzojnë shuma të mëdha parash.

Sipas AS, klubi anglez është gati të paguajë 60 milionë euro për të nënshkruar me Bale, shumë që do të ishte e pranueshme.

Me këtë do të ishin të gjithë të kënaqur, Newcastle merr yllin e tyre, Bale largohet, dhe Real Madridi merr disa miliona euro. /IndeksOnline/