10:25 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / AR

Bali Muharremaj me drejtorë vishen me ngjyrat e FC Ballkanit

Skuadra KF Shkupi dhe ajo FC Ballkani do të ballafaqohen sot në kuadër të finales së play-off-it.

Të dy klubet kampione, njëra e Kosovës dhe tjetra e Maqedonisë së Veriut përballen sot në kërkim të një vendi në fazën e grupeve të garës evropiane, Liga e Konferencës.

Ndërsa kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me drejtorët e kësaj komune janë veshur me ngjyrë portokalli për ta mbështetur skuadrën FC Ballkani e cila është po ashtu nga kjo komunë.

“Për FC Ballkani sonte kemi emocione të gjithë, në Kosovë dhe Suharekë. Klubi i Ballkanit sot është emocioni ynë dhe zemra jonë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.