22:40 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Bali Muharremaj për zjarrin në Biraq: “Situata është nën kontroll”

Sot, në mesditë, është bërë një vatër e re zjarri në fshatin Biraq të Suharekës, tek malet me pisha.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj i cili u shprehë se gjendja është nën kontroll.

“Jam me zjarrfikësit në teren. Gjendja është nën kontroll, nuk është për panik. Zjarrëfikësat janë në teren. Tereni është i papërshtatshëm, kamionat me ujë janë duke punuar. Zjarrëfikësat janë duke punuar më shumë me shpinore. Nuk kemi kërkaur ndihmë nga institucionet shtetërore njëherë se nuk ka nevoj. Momentalisht nuk kemi nevoj me thirr sepse e kemi gjendjen nënkontroll”, u shprehë ai./Indeksonline/