18:05 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bali Muharremaj: Theranda është me Ramush Haradinajn

Kryetar i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj ka reaguar ndaj dorëheqjesë së kryeministrit Ramush Haradinaj,  duke thënë se komuna e Therandës do të jap mbështetje të poltë për mbrojtjen e vlerave të UCK-së

“Si Kryetar i Komunës së Therandës e poashtu edhe si Kryetar i Degës së AAK-së, në emër të qytetarëve të Therandës i japim mbështetjen e plotë 100 %, për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së” ka shkruar Muharremaj.

Tutje Muharremaj është shprehur se Haradinaj po mbron sovranitetin dhe integritetin e vendit.

“Ai ka mbrojtur dhe po mbron sovranitetin dhe integritetin e vendit, duke e mbrojtur nga secili kompromis e pazar i cili do ta dëmtonte vendin. Jemi me ty !” ka shkruar ai.