75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / A. M.

Balje, Petkoviqit: “Liria ka emër” po ju frikëson, ju s’mund të flisni në emër të minoriteteve në Kosovë!

Deputetja boshnjake në Parlamentin e Kosovës, Duda Balje, i ka reaguar drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili deklaroi se billbordet me emblemën e UÇK-së  të vendosura në Kosovë janë thirrje për dhunë.

Sipas saj, billbordet “Lira ka emër” nuk cenojnë minoritet në Republikën e Kosovës.

“Për komunitetin boshnjak flasim ne në emër tonin e jo zyrtarë të Serbisë që as nuk jetojnë në Kosovë. Ne jemi për bashkëjetesë dhe rrugëtim së bashku me popullin shqipëtar dhe komunitetet e tjera në shtetin tonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj deklaratës të të ashtëquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë!

LIRIA KA EMËR !

Zyrtarit dhe zyrtarve të Sërbisë që kanë shprehur frikën nga jehona e banerëve “Liria ka emër” si deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe kryetare e partise SDU ( Unioni socialdemokratik) ju them që frikën e tyre të mos e ndërlidhin edhe me komunitetet e tjera jo shqiptare në Kosovë. Për komunitetin boshnjak flasim ne në emër tonin e jo zyrtarë të Serbisë që as nuk jetojnë në Kosovë.

Ne jemi për bashkëjetesë dhe rrugëtim së bashku me popullin shqiptar dhe komunitetet e tjera në shtetin tonë.

Liria është për të gjithë dhe, si e tillë nuk duhet t’i pengoj askujt përveç popujve që ia kanë frikën lirisë!