09:03 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / A. M.

Beogradi, thirrje ndërkombëtarëve pas vendosjes së billbordeve: Shtoni sigurinë në zonat me shumicë serbe!

Drejtori i të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq deklaroi se billbordet me emblemën e UÇK-së  të vendosura në Kosovë janë thirrje për dhunë.

Ai shtoi se në këto ditë, kur emocionet në popullatën shqiptare në Kosovë janë rritur për shkak të padive kundër ish-komandantëve të UÇK-së, është e nevojshme të sigurohet një prani e shtuar e sigurisë ndërkombëtare në zonat serbe dhe në jug të Ibrit, transmeton Indeksonline

“Procedurat e krimeve të luftës duhet të kryhen pa presion nga publiku për të paragjykuar vendimet dhe kjo është një parakusht për përparimin në procesin e pajtimit ndëretnik.

Unë paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare se atmosfera në Kosovë është mjaft e tensionuar dhe se është e nevojshme të merren të gjitha masat e nevojshme parandaluese në mënyrë që të shmangen shpërthimet e dhunës ndaj serbëve dhe popullatës tjetër jo shqiptare, tha Petkoviqi.