16:17 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ballack me fjalë të mëdha për Kloppin: Shpresoj që ai të jetë edhe trajner i Gjermanisë në të ardhmen

Ish-ylli i Chelsea, Michael Ballack ka lavdëruar teknikun e Liverpoolit, Jurgen Klopp për udhëheqjen e klubit drejt suksesit në Ligën e Kampionëve dhe Premierligë.

Ballack, i cili fitoi titullin më të lartë të futbollit anglez në vitin 2010, ka mbetur i habitur me punën që bashkatdhetari i tij ka arritur të bëjë në Anfield që nga ardhja e tij në vitin 2015, shkruan IndeksOnline.

Ish-mesfushori i Bayern Munich gjithashtu tha se Klopp do të ishte personi më i përshtatshëm që do duhej ta merrte drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë në të ardhmen.


“Ai dha frymën e re për “The Reds”, është një punëtor i madh që përfiton shumë nga lojtarët e tij. Ai është një trajner absolutisht i jashtëzakonshëm. Për mua ai është një nga tre trajnerët më të mirë në botë.”

“Në qoftë se Klopp do të ishte në garën për të zëvendësuar Joachim Low si trajner të Gjermanisë në të ardhmen, ai tha: “Pse nuk duhet që një nga trajnerët më të mirë në botë të jetë kandidat për trajnerin e Kombëtares?”, përfundoi BalLack.