10:10 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Balli Kombëtar Demokrat i bashkohet Protestës së 29 Shtatorit!

Balli Kombëtar Demokrat do të jetë prezent së bashku me anëtarët dhe simpatizantët e partisë sonë, në protestën e 29 shtatorit në Prishtinë. Jo vetëm ne, por të gjithë e kemi përgjegjësi që të protestojmë kundër këtij pushteti që po e shkatërron Republikën e Kosovës. Kosova çdo ditë e më shumë po merr teposhtën si një ortek që në fund ka një greminë.

Balli Kombëtar do të protestojë sepse:

  1. Ne jemi për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
  2. Kosova nuk e meriton një president që punon për interesa të veta.
  3. Kapja e institucioneve të drejtësisë nga shteti, ku prokurori kërcënohet nëse hulumton krimet të kryera nga pushtetarët.
  4. Gjendja socio-ekonomike e shtetin tonë, ku një pjesë e popullsisë jeton në varfëri të skajshme. 5. Shtet ku nepotizmi është prezent nëpër çdo institucion publik, ndërsa punësimi i militantëve partiak është pothuajse rutinë.
  5. Shtet i cili është i varur dhe i dirigjuar nga Beogradi.

Të gjithë të jemi prezent të shtunën në ora 14:00 në protestën paqësore, që t’i japim fund njëherë e përgjithmonë njerëzve që Republikën e Kosovës, po mundohen ta kthejnë në Republikë “Presidenciale” (diktatoriale).

Kjo Pavarësi do të mbetet një projekt që thërret në angazhim, deri në ditën që do të plotësohet amaneti i dëshmorëve. Kurse, ne kërkojmë vetëm të jetojmë në paqe, brenda caqeve të tyre, dhe në marrëveshje të mira me fqinjët. Por nuk mund të lejojmë që këta të pushtojnë trojet e shqiptarëve me pretekste gënjeshtrash.. Përndryshe, do të mbetemi të turpëruar përpara botës dhe fajtorë të vetëvrasjes kombëtare.