11:32 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Ballisti” kujton momentin emocional që shkaktoi trazira në Beograd para katër vitesh

Protagonisti kryesor i dronit në Beograd, Ismail Morina, i njohur si ”Ballisti”, ka kujtuar momentin emocional të para katër vitesh.

Për këtë, Morina ka shkruar në rrjetin social, Facebook, duke shkruar në tri gjuhë të ndryshme.

”Gezuar ditelindjen neve! Happy birthday to us! Buon compleanno a noi! 21:26 –14/10/2014. 4”, ka shkruar Morina, transmeton IndeksOnline.

”Ballisti” ishte përballur me drejtësinë pas këtij momenti, teksa deri këtë vit ishte duke vuajtur nëpër burgje.

Shqipëria e fitoi ndeshjen në fjalë me rezultat zyrtar, 3-0, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian./IndeksOnline/