19:31 / E Martë, 19 Janar 2021 / A. A

Ballkani afër marrëveshjes me gjigantin francez Jeremy Malherbe

Pas dështimit të marrëveshjes me Bekim Rexhepi, Ballkani po kërkon një portier të ri.

Të martën, ekipit nga Suhareka i është bashkuar portieri Jeremy Malherbe në Antali.

29 vjeçari në të kaluarën ka luajtur për disa skuadra të njohura si Stade de Reims e Dundee në Skoci.

Së fundi, në edicionin vjeshtor luajti për Panionios në Greqi.

Mbetet të shihet nëse Malherbe do të kalojë me sukses provat te Ballkani.

/Indeksonline/