14:52 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / C E

Ballkani “babë” në Superligë, vazhdon të mbetet në krye

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Suhareka ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Ballkani kaloi në epërsi në minutën e tetë me golin e Blend Baftiut.

Rezultatin e dyfishoi Mirlind Daku në minutën e 35-të me një devijim të bukur duke shënuar golin e tij të 20-të këtë sezon.

Golin e vetëm për Arbërinë e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 40-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Ballkani është në vendin e parë në tabelë me 35 pikë, pesë më shumë se Drita që është në vendin e dytë. /IndeksOnline/